BDI fushatë me autobus si Kadri Veseli në Kosovë?!

Sa më shumë po forcohet bashkëpunimi mes koalicionit ASH-AAA me Vetëvendsojen e Albin Kurtit, aq më shumë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po e kopjon fushatën e PDK-së dhe Kadri Veselit, vlerësojnë disa analistë shqiptarë në Maqedoni.
Si shembull ata e marin edhe prezantimin e sotëm të autobusit nga ana e BDI-së para qeverisë së Maqedonisë.
Autobusi ishte subjekti qendror edhe në fushatën e PDK-së dhe Kadri Veselit në Kosovë, por pësoi “defekt” në mes të rrugës.
Nga ana tjetër, shumë analistë thonë se nxjerrja e autobusit të BDI-së në fushatë, është një provokimk për shqiptarët e Maqedonisë, sepse ua kujton autobusët m të cilët shumë të rinj shqiptar lëshuan vendin gjatë qeverisjes së BDI-së, për të kërkuar ardhmëri më të mirë

“Kopjimi i gabimeve në fushatën e PDK-së dhe Kadri Veselit, vetëm mund ta dëmtojë edhe më tepër BDI-në”, vlerësojnë analistët shqiptarë.

PDK në krye me Kadri Veselin në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë u radhit në vendin e tretë, nga partia e parë që ishte në zgjedhjet paraprake.