BDI e Ali Ahmetit dhe PDK e Kadri Veselit edhe ndihmat humanitare me logo partiake

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe këtë nuk e fshehin fare. Këto dy pati i takojnë mentalitetit të njëjtë politik edhe kur bëhet fjalë për aktivitete bamirëse, duke mos hezituar fare të vendosin logot partiake edhe në ndihmat humanitare.

BDI vendosi logon e saj në ndihmat e dërguara pas tërmetit në Shqipëri, kurse PDK në ndihmat e shpërndara në Drenicë me rastin e epidemisë, transmeton Gazeta Lajm.
Përfaqësuesit e dy partive e kanë vlerësuar si diçka krejt normale vendosjen e logove partiake në ndihma.

PDK e Veselit pësoi rëndë në zgjedhjet e fundit, duke u radhitur si partia e tretë, kurse as BDI e Ahmetit nuk i ka më punët mirë në Maqedoni, siç i ka pasur më herët.