Bayerni “nervoz” me Lewandowskin: Lojtari dëshiron të largohet, përkundër dëshirës së klubit për ta mbajtur

Bayern Munich po tenton ta mbajë me çdo kusht sulmuesin e tyre kryesor, Robert Lewandowski.

Përkundër këtij vullneti nga “bavarezët”, polaku po e mendon seriozisht largimin, duke ia “shkelur syrin” Barcelonës që po shpreh interesim për të.

“Blaugranat” po ofrojnë 30 milionë euro në vit për sulmuesin, ofertë e cila mund ta tundojë 33-vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Lewandowskit me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2023.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi ka shënuar 33 gola dhe dy asistime në 31 ndeshje.