Bayern Munich e barazon rekordin e vet, pas fitores kundër Frankfurtit

Bayern Munich e ka barazuar një rekord të vetin, pasi e mundi Eintracht Frankfurtin 2:1 për ta arritur finalen e Kupës së Gjermanisë të mërkurën mbrëma.

Kampioni i Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë Bayerni i shënoi golat e 128-të dhe 129-të të sezonit 2019/20, nga vetëm 43 ndeshje të gjitha garat.

Ivan Perisic dhe Robert Lewandowski shënuan për t’i ndihmuar Bayernit ta arrijë finalen e tretë radhazi në kupë, me çka edhe e barazuan rekordin e vet për shënimin e golave brenda një sezoni të arritur në edicionin 1972/73.

Nga 129 gola sa i ka shënuar këtë sezon, 90 prej tyre erdhën në Bundesligë në vetëm 30 ndeshje, me sulmuesin polak Lewandowski që kontribuoi me 30 sosh.

Bayerni do të përballet me Bayer Leverkusenin në finalen e 4 korrikut në Berlin.

Leverkuseni e mposhti bindshëm 3:0 Saarbrucken në gjysmëfinalen e parë.

Loading...