Bayern Munchen befasohet në shtëpi nga Frankfurti

Bayern Munchen ka pësuar humbje në shtëpi nga Eintracht-i i Frankfurtit.

Edhe pse e filloi ndeshjen mirë përmes golit të Leon Goretzka-s në minutën e 29-të, kampioni në fuqi i Gjermanisë përfundoi keq.

Fillimisht mysafirët barazuan përmes Martin Hinteregger në minutën e 32-të.

Më pas, Filip Kostiqi në minutën e 83-të e vulosi befasinë e javës në Bundesligë.

Pavarësisht humbjes, Bayern-i mbetet i pari me 16 pikë, një më hsumë se Dortmundi dhe Freiburg-ut, ndërkaq Frankfurti gjendet i 13-ti me tetë pikë.