Bayern dëshiron ta mbyllë çështjen Lewandowski para së shtunës

Robert Lewandowski vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Ylli polak, Robert Lewandowski ka bërë tashmë të qartë se dëshiron të largohet nga skuadra e Bayern Munich.

Destinacioni i tij i preferuar është Barcelona, por skuadra katalane nuk po siguron dot ofertën e duhur për bavarezët. Me ditët që po kalojnë, Bayern tashmë duket se ka një ultimatum, përcjell lajmi.net.

Gerard Romero bën të ditur se Bayern Munich dëshiron ta zgjidhë situatën e Lewandowski para së shtunës.

Barca duket se do të jetë e gatshme të paguajë deri në 45 milionë euro për kartonin e lojtarit polak.