Balla: Javën e ardhshme çelen negociatat për Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla, bën të ditur se javën e ardhshme pritet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke shpresuar edhe me Maqedoninë e Veriut.

Në një tryezë në Athinë, Balla tha se ky është një lajm i mirë, duke mos harruar se fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës.

Balla tha se nuk kuptohet se pse Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja është një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së”, tha Balla./Tv Klan/