Bastisje në Tetovë, arrestohet 47 vjeçari

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje kanë bastisur shtëpinë dhe objektet ndihmëse të 47 vjeçarit tetovar A.E., i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, njoftojnë nga MPB-ja.

“Gjatë bastisjes, në ambientet e përdorura nga A.E, i cili mungonte në moment, u gjet heroinë dhe është sekuestruar nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare, si dhe sende me mbetje heroine” bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj A.E. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas nenit 215 të Kodit Penal.