Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria Sh.S. (29) nga Shkupi sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur drogë dhe është marrë materie pluhur ngjyrë kafe dhe peshore digjitale.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 nga Kodi penal.