Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës dhe paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet.
Studentja Lindihana Uzeiri, në emisionin “Dialog te Lajmi”, me moderatorin profesor Sefer Tahiri, deklaroi se gjatë takimit të sotëm me studentët u diskutua propozimi i ministrit, por shumica e tyre u shprehën kundër tij.
Ajo theksoi se kërkesa e studentëve është që provimi i jurisprudencës të mbahet i tëri në gjuhën shqipe.
Uzeiri konfirmoi se studentët janë të gatshëm të dalin në protesta nëse ministri i Drejtësisë dhe kryeministri mbeten në qëndrimin aktual.



