ShowBiz Bashkëpunimi i Bardhit dhe DJ Gimi-O “Ex” renditet e 20-ta në botë

Bashkëpunimi i Bardhit dhe DJ Gimi-O “Ex” renditet e 20-ta në botë

Reperi i njohur, Bardhi së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor që po pritet mirë nga publiku.

Reperi nga Kumanova ka bashkuar forcat me këngëtaren Elvana Gjata dhe DJ Gimi-O për të sjell këngën e re që mban titullin “Ex”.

Projekt është vizuelizuar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe brenda një dite ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Foto: YouTube

Por, krahas kësaj kënga ka arritur edhe një tjetër sukses, duke u renditur kështu e 20-ta në të gjithë botën.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri Jetmir Agaj përmes një postimi në InstaStory, teksa postoi edhe renditjen e videove muzikore në të gjithë botën.

“Numër 20 në botë se Evropën e shkatërruam numër 1-2”, ka shkruar Agaj në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që edhe viti që lamë pas ka qenë tejet i suksesshëm për Bardhin, në nëntor ai ka publikuar albumin “Trëndafil”, që ishte i pari në karrierë.