Victoria Beckham fiton mbi 500 mijë euro në vit nga muzika

Victoria Beckham është duke fituar para nga muzika pa pasur nevojë të punojë për të, në bazë të disa zbulimeve që janë bërë së fundmi.

Ish-ylli i “Spice Girls”, 47 vjeçare, thuhet se fitoi mbi 500 mijë euro në vitin 2020 nga karriera e saj muzikore.

Firma muzikore “Moody Productions Ltd” solli pak më pak se 500 mijë euro dhe këngëtarja pagoi vetëm 100 mijë euro taksë nga fitimet e saj – sipas The Sun.

David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images)

Ajo vjen pasi marka e modës “Victoria” bëri një humbje të madhe në 2020, e cila më pas u pasua nga një humbje tjetër në 12 muajt e mëparshëm.

Kompania e saj nuk ka paraqitur kurrë një fitim që nga fillimi i saj në 2016, dhe tani gjithsej 56 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, bashkëshorti i Victorias, David po ia del mirë me investimet e tij.

David dhe Victoria Beckham (Foto: Wire Image)

Llogaritë e fundit për një nga firmat e Davidit – “Footwork Productions Ltd” – tregojnë një investim të madh prej 30 milionë eurosh.

Çifti ndërkohë rreth një javë më parë u bë e ditur se dhuruan 1.2 milion euro për Ukrainën mes sulmeve nga Rusia. 

Victoria Beckham (Foto: Getty Images)