Bashkëpunimi, arma më e fuqishme e bashkësisë ndërkombëtare kundër epidemisë

Të enjten, revista “Qiushi” e Kinës botoi artikullin e presidentit kinez Xi Jinping me titull: “Bashkëpunimi është arma më e fuqishme e bashkësisë ndërkombëtare kundër epidemisë”.

Në artikull theksohet se njerëzimi është bashkësia e fateve të përbashkëta dhe bashkëpunimi është arma më e fuqishme për mposhtjen e epidemisë. Tani COVID-19 po përhapet në mbarë botën duke kërcënuar sigurinë e shëndetit publik global. Bashkësia ndërkombëtare duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin për të përballuar së bashku këtë sfidë.

Virusi nuk ka kufi, pandemia po mban në panik gjithë botën. Vetëm me përpjekjet e përbashkëta, njerëzimi do të arrijë fitoren e luftës kundër epidemisë.

Qeveria kineze i përmbahet gjithmonë qëndrimit të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent dhe i ka raportuar në kohë OBSH-së dhe vendeve e rajoneve përkatëse me informacione mbi COVID-19. Kina publikoi në kohën e parë sekuencën e gjenomit të virusit dhe e ka bërë publike për mbarë botën përvojën e kontrollit e të mjekimit për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit kinez dhe të popujve të vendeve të ndryshme.

Kina e vlerëson mirëkuptimin dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kinës dhe do të vazhdojë të japë përkrahjen e mundshme për bashkësinë ndërkombëtare në luftën kundër epidemisë për të mbrojtur së bashku sigurinë e shëndetit publik global.

Në artikull thuhet gjithashtu se siguria e shëndetit publik është sfida e përbashkët e njerëzimit, sëmundjet e mëdha ngjitëse janë armiku i përbashkët i njerëzimit. Vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin për të kapërcyer sfidat.