Haradinaj përkujton Betejën e Maznikut, ku ra heroikisht vëllai, Shkëlzen Haradinaj

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar betejën, ku ranë heroikisht Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri.

“Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.