Basha për Teatrin : Sot ditë shprese, po shihet fundi i tiranisë

Pas përfundimit të protestës së Aleancës për Teatrin, në të cilin nuk mori fjalën, lideri i Partisë Demokratike Lulzim- Basha u shpreh shkurtimisht për gazetarët, duke deklaruar se “PD-ja dhe opozita do të jenë gjithmonë me Aleancën për Teatrin, kudo ato të mbahen”.

Sipas kryedemokratit, “shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nuk është fundi i artit shqiptar, por fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që prej 7 vitesh Rama ka luajtur me shqiptarët. Sot ka nisur një ditë e re shprese dhe besimi tek demokracia”.

Basha ka përsëritur se do t’i qëndrojë premtimit të tij për Aleancën, se Teatri Kombëtar do të rindërtohet ashtu siç ishte, “me modernizimet e nevojshme”.