Barcelona vendos rekord të padëshirueshëm pas humbjes ndaj PSG

Pas kësaj humbje, kjo nënkupton se Barcelona ka humbur dy ndeshje radhazi në Camp Nou gjatë një sezoni në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

Theksojmë se skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman ishte mposhtur 3-0 nga Juventusi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në dhjetor.

Më 10 mars, në Parkun e Princave do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit.

Këtë sezon, klubi katalunas po ka probleme edhe në La Liga, ku janë të renditur në vendin e 3-të me 46 pikë.