Komunikacioni në Maqedoni, ngrica në disa vende

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura.

Reshje të borës ka në Kriva Pallankë, por për momentin nuk janë pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ketë ngrica.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme.

Sidomos në rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.