Barcelona, Quique Setien zbulon të ardhmen e Messi!

Leo Messi nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e tij për të mbyllur karrierën tek Barcelona por jo pak herë emri i tij është lidhur me merkaton, mbi të gjitha për një kalim në Argjentinë ndërsa në disa raste të tjera është lidhur me një kalim të mundshëm tek Inter, kjo e fundit më shumë një dëshirë e klubit ziklatër se sa diçka konkrete. Në lidhje me këtë teme ka folur dhe Quique Setien duke i dhënë fund aludimeve.
“Jemi të sigurt se Messi do të mbyll karrierën e tij në “Camp Nou”, u shpreh shkurtimisht trajneri i Barcelonës i cili u ndal më pas duke folur për merkaton në hyrje dhe në dalje: “Nuk jam pro një revolucioni. Është e vërtetë që duhet të marrim lojtarë që mund të na japin diçka më shumë, jo sepse ato që kemi nuk bëjnë apo janë të lodhur”. Ndër të tjera Setien nuk mohoj dëshirën për të rinovuar kontratën me Barcelonën ku dëshiron mbi të gjitha të fitoj Champions League.