Barcelona ka afat deri të premten për transferimin e Depay

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i ka caktuar një afat Barcelonës për transferimin e Memphis Depay.

Sulmuesi holandez është njëri prej lojtarëve të kërkuar nga Ronald Koeman në këtë afat kalimtar, i cili mbyllet më 5 tetor.

Megjithatë, kreu i klubit francez e ka bërë të qartë se pas të premtes (2 tetor) asnjë lojtar nuk do të largohet nga Lyoni.

(Foto: Instagram/memphisdepay)

“Nga e premtja, lojtarët që tashmë nuk janë larguar, nuk do të largohen. Për ne, afati përfundimtar për transferimin e lojtarëve do të jetë e premtja”.

Presidenti i Lyon, Aulas zbulon gjithçka: Barcelona më tha se nuk kanë para për të bërë ofertë për Depay Presidenti i Lyon, Aulas zbulon gjithçka: Barcelona më tha se nuk kanë para për të bërë ofertë për Depay

“Të martën, do t’ia japim këtë sugjerim trajnerit dhe drejtorit sportiv. Kjo është gjë e drejtë”, ka deklaruar Aulas për Telefoot.