Komuna e Gazi Babës do të blejë kompjuterë për nxënësit dhe mësuesit

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski ka njoftuar se ka filluar procedurën për të siguruar laptopë si për nxënësit e kategorive sociale edhe për mësuesit.

Për këtë, Georgievski ka njoftuar se do të pranojë ndihmë edhe nga 15 kompani që veprojnë në këtë komunë dhe që kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar për mësimin nga distanca./TV21