Monza është klubi i 15-të në karrierën e Boateng, ku është ribashkuar me ish-shefat e Milanit

Kevin-Prince Boateng i është bashkuar skuadrës nga Serie B, Monza, në një transferim ku do të ribashkohet me ish-shefat e Milanit.

33-vjeçari është larguar nga Fiorentina për të nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri italian.,

Pas qershorit të vitit të ardhshëm, Monza e ka opsionin që t’ia zgjatë kontratën edhe për një vit tjetër.

(Foto: Instagram/princeboateng)

Te klubi i ri, ai do të bashkohet me krerët Adriano Galliani e Paolo Berlusconi dhe trajnerin Cristian Brocchi, të cilët kanë qenë drejtues të Milanit, ku Boateng ka luajtur në të kaluarën.

Zyrtare: Kevin-Prince Boateng prezantohet te Monza Zyrtare: Kevin-Prince Boateng prezantohet te Monza

Mesfushori ka pasur një karrierë të bujshme dhe ka luajtur në klube, si Milan, Barcelona, Tottenham Hotspur e Borussia Dortmund, ndërsa Monza është klubi i 15-të në karrierën e tij.

(Foto: Instagram/princeboateng)