Barcelona humb afër gjysmë milioni fansa në rrjetet sociale për shkak të një foto me flamurin e LGBT

Si pjesë e fushatës së muajit të krenarisë, në profilin e saj zyrtar në Instagram, Barcelona vendosi një flamur me ylber që përfaqëson komunitetin LGBT dhe pakicat e tjera seksuale në sfondin e stemës së klubit.

Edhe pse një praktikë e tillë prej vitesh është e zakonshme mes një numri të madh korporatash, markash, madje edhe klubesh futbolli, lëvizja e Barcelonës nuk u pëlqye nga të gjithë.

Disa nga tifozët e gjigantëve katalanas kanë pushuar së ndjekuri klubin në Instagram, deri në 440 mijë prej tyre brenda pak orësh.

 

 

Së bashku me ndryshimin e fotografisë së profilit, Barcelona postoi edhe një foto të flamujve të ylberit që valëviten në kampin e tyre.

Përveç gjigantit katalanas, edhe klubet e tjera që vendosën për fushata të ngjashme humbën shumë ndjekës: Valencia, Athletic Bilbao, Real Sociedad, Osasuna, Getafe, Celta, Mallorca dhe Alavés.

Real dhe Atletico Madrid nuk kanë pasur asnjë postim në lidhje me këtë gjë. /Telegrafi/