Plani i Giuntoli te Juventusi – lojtarët që mund të shitën dhe ata që janë të padëshiruar

Drejtori i njohur sportiv, Cristiano Giuntoli është gati të fillojë karrierën e tij në Juventus dhe do të takohet menjëherë me Massimiliano Allegrin përpara se të fokusohet në shitje.

Giuntoli është larguar nga Napoli dhe së shpejti do të emërohet te Bianconerët, ku ka shumë punë për të bërë.

Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se 51-vjeçari do të takohet menjëherë me trajnerin Allegri për të hartuar planet për të ardhmen e afërt.

Juventusi duhet të fokusohet në shitje pas blerjes së Timothy Weah dhe transferimit të përhershëm të Dejan Kulusevski në Tottenham.

Lojtarët si Weston McKennie, Arthur dhe Denis Zakaria nuk janë në planet e Juventusit dhe kanë tërhequr interesin nga klubet e Ligës Premier, shkruan Il Corriere dello Sport.

Askush nuk është i pashitshëm në Torino, madje edhe Federico Chiesa, Dusan Vlahovic dhe Gleison Bremer. Tottenham është veçanërisht i interesuar për qendërmbrojtësin brazilian.

Në anën tjetër të gjitha mediat e mëdha sportive italiane konfirmojnë se Juventus ka synuar sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund, por danezi mund të bashkohet vetëm nëse Vlahovic largohet.

Sipas Tuttosport, sulmuesi i Udineses, Beto po monitorohet gjithashtu nga Bianconerët. Giuntoli do të flasë edhe me Empolin për Fabiano Parisin. Sipas Tuttosport, takimi do të zhvillohet të hënën ose të martën.

Po ashtu edhe Emil Holm i Spezias është në radarin e Juventusit pasi bardhezinjtë kanë nevojë për një tjetër anësor të djathtë pas ardhjes së Weah. Zonja e Vjetër mbetet e interesuar për Timothy Castagne të Leicester City.