Barcelona e dëshiron Koulibaly si zëvendësues të Araujo

Ekipi i Barcelonës do të shkojnë pas qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly për të zëvendësuar Ronald Aarujo.

Qendërmbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona nëse nuk arrin marrëveshje me ekipin e tij.

Si opsion për të zëvendësuar atë ekipi i Xavi Hernandez, kanë menduar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton lajmi.net.

Napoli janë të interesuar ta mbajnë në ekip lojtarin dhe do bëjnë gjithçka për ta arritur dëshirën e tyre.

Por nëse merr një ofertë nga një skuadër si Barcelona, ai mund të largohet nga ‚Napolitanët‘.

Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja në mes Ronald Araujo apo do transferohet te Barcelona Koulibaly.

Araujo kishte refuzuar propozimin e parë të Barcelonës dhe në tavolinë ka edhe shumë oferta të tjera nga skuadrat angleze. Ai po pret përmirësim oferte nga Barca, pasi dëshira e tij është qëndrimi në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/