“Më mirë për Tetovën: Dy muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, nuk ka as përgjegjësi penale e as morale

Francezi kaloi 22 vite te “Topçinjtë”, duke iu ndihmuar të fitojnë tre herë titullin e Premierligës dhe shtatë herë FA Cup, transmeton lajmi.net.

Në dokumentarin e ri, Wenger ka zbuluar se ka pasur nëntë herë mundësi të largohet nga “Emirates”, por shkaku i dashurisë për klubin refuzoi disa super oferta.

“20017 ishte hera e parë që e ndjeja tensionin e bordit. Isha besnik ndaj klubit dhe David”.

Dein zbuloi se Wenger kishte kërkuar largimin, por në fund e bindi për të qëndruar te klubi anglez.

“Ai në fakt donte të largohej dhe i thashë ‘Ti duhet të qëndrosh këtu Arsene”, Dein shtoi.

Wenger nënshkroi pastaj kontratë trevjeçare me teknikun francez që qëndroi deri në vitin 2018. Por, trajneri zbuloi se kishte mundësi të drejtonte Real Madrid, PSG dhe Manchester United.

“Edhe sot mendoj se bëra vendimin e duhur, sepse jeta asnjëherë nuk ishte e njëjtë (pas largimit të Dien)”.

“Mendova që duhet të shkoja deri në fund të projektit, por mund të shkoja te Kombëtarja e Francës, Anglisë dy apo tre herë”.

“Mund të shkoja te Real Madrid dy herë, mund të shkoja te Juventus, PSG edhe te Manchester United. Por, unë e doja shumë vendin ku isha”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, edhe Ferguson kritikoi ashpër tifozët e Arsenalit që kërkuan largimin e Wenger.