Barça nuk gabon, rrëmben kreun në La Liga

Barcelona është lidere e La Ligës të paktën deri të dielën mbrëma, kur në ‘Bernabeu’ përballen Real vs Celta. Katalunasit kanë shkuar në kuotën e 52 pikëve pas fitores kundër Getafes.

Barcelona ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 24 në La Liga, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë Getafen, 2-1.

Barça e Quique Setien, në prani të më shumë se 80 mijë tifozëve në ‘Camp Nou’, kreu detyrën edhe pse nuk e kishte aspak të lehtë ndaj skuadrës që është në pozitën e tretë në renditjen e La Ligës.

Antoine Griezmann 33’ dhe Sergi Roberto 39’ shënuan për Barcelonën, derisa golin e nderit për Getafen e shënoi Angel Rodriguez.

Pas kësaj fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, duke barazuar Real Madridin, që të dielën pret Celta Vigon në ‘Santiago Bernabeu’. /Gazeta Express/

Loading...