Barca dhe Arsenal monitorojnë situatën e Gundogan

Ilkay Gundogan vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester City.

Nga Britania e Madhe raportohej se lojtari do të largohet nga ‘Etihad’ në fund të sezonit dhe këto raportime kanë shtyrë interesimin e disa skuadrave.

Barcelona dhe Arsenal janë duke monitoruar situatën e mesfushorit gjerman, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, bisedimet po vazhdojnë mes agjentit të Gundogan dhe skuadrës së Manchester City.

Gundogan kishte udhëtuar drejt Madridit para dy netësh dhe e ardhmja e tij thuhet se mund të jetë në Spanjë.

Raportimet nga Gjermania kanë hedhur poshtë gjithçka dhe besojnë se marrëveshja mes lojtarit dhe skuadrës do të diskutohet në fund të sezonit.