Banorët e Oktisit: “Mali mbi fshat po masakrohet gjatë orës policore”

Banorët e fshatit Oktis të Strugës kanë dërguar një video ku shihet se si persona të pandërgjegjshëm gjatë orës policore kanë siç shprehen ata “masakruar” malin mbi fshatin e tyre.

Banorët kërkojnë nga institucionet kompetente që urgjentisht të zbulojnë se kush qëndron pas prerjes së druve, mbi fshatin e tyre.