Baerni dëshiron votim për “Topin e Artë”

Baern (Munih) do të kërkojë nga FIFA të organizojë votim për “Topin e Artë” sepse vlerëson që shënuesi i ekipit Robert Levandovski meriton ta fitojë.

Nga “Fans Fudball” para pak kohe publikuan se këtë vit nuk do ta ndajnë çmimin për shkak kaosit rreth pezullimit të kampionatit për shkak koronavirusit.

Megjithatë, sulmuesi arriti 51 gola në 43 ndeshje në të gjitha turniret, që i e kualifikon mes favoritëve.

“Robert mund të ketë pasur sezonin më të fuqishëm të karrierës së tij. Sidoqoftë, nuk mendoj se është e drejtë të mos ketë votim. Me siguri do të na duhet të flasim përsëri me FIFA-n, sepse nga top kampionatet u ndalua vetëm ajo në Francë. Do të shohim … Ndoshta do të flasim me kryetarin Xhani Infantino për mundësinë e organizimit të një votimi”, tha kreu i bavarezëve, Karl-Hajnc Rumenige.

Leva madje mund të përfundojë me më shumë gola, sepse Berni do të luaj në Ligën e kampionëve. /MIA