Artur nuk dëshiron ta përfundojë sezonin në Barcelonë

Mesfushori, Artur Melo refuzoi ta përfundojë sezonin me Barcelonën, ​​raportojnë mediat spanjolle. Braziliani dëshiron që t’i bashkohet menjëherë Juventusit, transferimi për të cilin ishte rënë dakord më parë.

Arturi duhej të arrinte në lokacionin e klubit katalanas dhe ta kalonte testin e koronavirusit. Megjithatë, ai nuk e bëri këtë dhe e informoi menaxhmentin se nuk kishte në plan të luante.

Barcelona më 8 gusht e pret ndeshjen kthyese me Napolin në të tetën e finales së Ligës së kampionëve. /MIA