Ndihma për Mariupolin është prioriteti i Ukrainës, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se detyra më e rëndësishme është që të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 kilometra – rreth dy orë me makinë – nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po bëjmë gjithçka për të thyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse”, ka shkruar Zelensky në një postim në Facebook.