Azizi: Grubi nuk gaboi kur tha, Ahmetit nuk i duhet populli

Shkruan: Adnan Azizi
Artan Grubi nuk gaboi, as nuk bëri lapsus kur tha “Ali Ahmetit nuk i duhet populli” ai në fakt e tha të vërtetën që i shpëtoi nga goja e tij!
Artan Grubin e tradhëtoi nënvetëdija e tij dhe mendësia e vërtetë sesi në fakt ai mendon për popullin së bashku me liderin e tij pas të cilit a’i fshihet!
Jo shumë moti politikat shoveniste komuniste më vendin tonë zhvillonin politikën e përqëndrimit dhe koncentrimit të gjithçkaje rreth idolit dhe figurës diktatoriale që në atë kohë njihej si i pari i partisë.
Sot kjo politikë e fshehur komuniste po fshehet me petkun e gjoja demokracisë e që në fakt ka për qëllim po të njëjtën ideologji komuniste, kryetari i partisë mbi gjithçka, mbi popullin, mbi shtetin, në interes të ideologjisë politike partiake!
Deklarata e dytë e Artan Grubit është në fakt mbulimi i sekretit të tij sesi ai dhe lideri i tij e sheh popullin shqiptar, se atij si duhet populli sepse përmes popillit të tij ai tanimë i ka realizuar të gjitha synimet, ëndjet e pasionet personale, familjare, klanore e politike dhe tanimë ai popull përmes të cilit erdhi në pushtet ndonëse pas 20 viteve që i falën besim, nuk i duhet më, sepse “misionin” e tij ai tash më e ka realizuar!
Artan, është hera e parë me ty që pajtohem, sepse ishe i sinqertë në atë deklaratë ” Ali Ahmetit nuk i duhet populli”