Aziri: Shteti përfiton nga çmimet e naftës, qytetarët plaçkiten e varfërohen

Shkruan: Elmi Aziri

Lidhur me temën e derivateve të naftës ASH ka bërë disa dalje pubike dhe ka bërë propozime konkrete me qëllim që në këto kohë të krizës energjetike të mbrohen konsumatorët. Në fakt ne kemi propozuar ulje të TVSH nga masa 18 % në atë 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15,00 denarë e për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit në një vlerë fikse jo më shumë se 3,00 denarë. Mirëpo kjo qeveri nuk i merr parasyshë këto propozime e sugjerime të ASH dhe ka ofruar masa gjysmake të cilat nga 01.06.2022 i ka hequr dhe të njëjtat edhe pse ishin gjysmake tani më nuk aplikohen.
Një propozim tjetër i ASH që është propozuar e nuk është marrë parasysh nga kjo qeveri, është ajo që në kohen kur çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore shënojnë rritje te larta, e duke e ditur se një nga komponentet kryesore për formimin e çmimit të tregtimit të derivateve të naftës jane çmimi i këtij energensi në tregjet botërore dhe kursi i këmbimit të dollarit në bursë, ASH ka propozur ngrirje të TVSH në një masë të limitit maksimal dhe pavarsisht se si do të lëviznin çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore, pjesa e TVSH që do të paguanin konsumatorët për këto derivate të fiksohej në një vlerë fikse. Por edhe këtë masë kjo qeveri nuk po e zbaton dhe nuk e merr parasyshë.
Por qytetarë të nderuar e dini pse kjo qeveri nuk i zbaton këto propozime?
Nga analiza që kemi kryer janë krahasuar çmimet e derivateve të naftës me datë 28.02.2022 dhe ato që janë aktuale sot me 03.06.2022 denarë.
Theksin e kemi vënë mbi tatimin mbi vlerën e shtuar ( TVSH ) e cila edhe me datë 28.02.2022 është në masën 18 % poashtu edhe me datë 03.06.2022 është në masën 18 %, pra në pjesën e përqindjes nuk ka ndryshim aplikohet e njëta normë tatimore në vlerë prej 18%.
Nga tabelat shihet se me datë 28.02.2022 për derivatin benzinë në emër të TVSH për çdo litër benzinë të shitur shteti inkasonte 13,02 denarë ndërsa sot me datë 03.06.2022 për çdo litër benzinë të shitur shteti inkason 16,59 denarë, pra shteti për çdo litër benzinë të shitur sot inkason 3,57 denarë më shumë se në datë 28.02.2022 , ndërsa për çdo litër dizel sot më 03.06.2022 shteti inkason 15,14 denarë ndërsa me datë 28.02.2022 inkasonte 11,52 denarë, pra shteti për çdo litër benzin të shitur sot inkason 3,62 denarë më shumë. Këtu nuk ka vend për koment! Nuk ka qeveri në botë, kjo edhe në vendet më totalitare, që në këtë kohë krize energjetike shteti të aplikojë masa që ta mbysh buxhetin e shtetit, e qytetarët e vet ti zhvas e ti zhys në një varfëro të skajshme.

Elmi Aziri, deputet i Aleancës për Shqiptarët