Aziri: Qeveria po i plaçkit qytetarët, urgjentisht të pranohen propozimet e ASH-së

Shkruan: Elmi Aziri, deputet i ASH-së

Nga të dhënat shihet se para aplikimit të masave antikrizë (12.03.2022) për ndryshimin e përqindjes së perllogarritjes së TVSH pët derivatet e naftës nga 18% në 10%, të hyrat për organet tatim mbledhëse në vend ishin në vlerë prej 37,46 denarë, pra e përsërisim para zbatimit të masave antikrizë, ndërsa nga sot këto të hyra për janë në vlerë prej 39,24 denarë, pra në arkën e shtetit nga sot do të arkëtohen më shumë 1,78 denarë për cdo litër karburant të shitur në pikat e tregtimit me pakicë të derivateve të naftës. Në ketë kohë krize të mendosh ta rrjepësh e të zhvatësh qytetarët, vetëm një qeveri totalitare dhe e papërgjegjëshme mund ti hartojë e aplikojë këto masa.

Ndërsa nëse i krahasojmë këto të dhëna nga data e heqjes së masave të antikrizë (31.05.2022) me çmimin e sotëm të derivateve të naftës në arkën e shtetit do të arkëtohen më shumë 9,44 denarë për çdo litër karburant të shitur në pikat e tregtimit me pakicë të derivateve të naftës.
Urgjentisht kjo qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASH të bëra publike që nga koha e para aplikimit të masave antikrizë, e ato masa janë, ulje e TVSH nga 18 % në 5% , ulja e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerën fikse prej 3 denarë. Nëse aplikohen këto masa çmimi i Benzinës Eurosuper BS-98 do të jetë 85,50 denarë ndërsa i Eurodizelit 75,50 denarë.

Ndërsa në rastin kur në tregjet botërore çmimi i derivateve të naftës vazhdon te rritet pafundësisht, për vlerën e TVSH propozojmë të aplikohet një masë monetare maksimale fikse me qëllim që të mbrohet nga rritja enorme e çmimit të karburanteve.

Nga zbatimi i masave antikrizë, në shumë shtete anëtare të Bashkimit Europian qytetarët sot paguajnë çmim më të lirë për derivatet e naftës se qytetarët e RMV, më konkretisht në Bullgari, Qipro, Hungari, Maltë, Poloni, Rumani e Slloveni, pra qytetarë të nderuar paguajmë çmime më të larta për derivatet e naftës nga më shumë vende të Bashkimit Europian, ku pagat mesatare krahasuar me pagëm mesatare në RMV janë 4 -6 herë më të mëdhaja!

Këtu nuk ka vend për koment, kjo qeveri ka humbur logjikën dhe skajshmërisht është e papërgjegjëshme .

Eshte koha e fundit që kjo qeveri të pranojë propozimet e ASH, se kriza ekonomike e varfëria është ulur kembëkryq në shumë familje të RMV.