Me 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.
Kurit dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast, dhe kanë ardhur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori nesër e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.
Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.
“Edhe pse e kemi pritur më shpejt veprimin e prokurorisë, qysh prej fillimit ne kemi shprehur bindjen dhe nuk kemi reshtur kurrë së besuari se brenda sistemit të drejtësisë ka prokurorë të guximshëm të cilët do të guxojnë ta çojnë përpara këtë rast, edhe pse sistemi është ende i kapur”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.