Një tërmet në Kinë shënoi të mërkurën të plagosur, edhe pse me një intensitet goditjesh sizmike afër 5 ballë. Në Japoni një tërmet i ngjashëm nuk shkaktoi dëme në godina apo njerëz.
Një tërmet 5,2 ballë goditi Kinën të mërkurën, duke shembur godina e duke lënë disa të plagosur.
Nëntë banorë të provincës jugperëndimore të Siçuanit u transportuan për mjekim spitalor, katër prej tyre në gjendje më kritike.
Vala sizmike u raportua në orën 8:14 në një thellësi 14 kilometra.
Lëkundjet shkaktuan shembjen e të paktën 20 ndërtesave, dëmtimin e antenave celulare dhe ndërprerjen e përkohshme të rrymës elektrike.
Mbi dy mijë forca shpëtimi, policë dhe staf mjekësor zbarkuan në zonat e prekura për t’u ardhur në ndihmë apo për të zhvendosur viktimat.
Pas analizimit të strukturës gjeologjike, sizmologët thonë se nuk ka të ngjarë të ndjejë një tërmet më të fortë në ditët në vijim.
Lëkundjet me fuqi 5 ballë tronditën të mërkurën edhe prefekturat jugore të Japonisë.
Në vend nuk u raportuan dëme apo viktima.
Aktiviteti i shtuar sizmik në pllakën tektonike aziatikojugore rezultoi më fatal javën e kaluar në Filipinet, kur një tërmet me magnitudë 6,8 ballë do u merrte jetën tre personave.