Ateroi avioni i NATO-s në Aeroportin e Shkupit, fillon misioni “air policing”

Tashmë ka ateruar avioni i NATO-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Kështu, zyrtarisht filloi realizimi i misionit “air policing”, me çka vendi ynë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e sistemit kolektiv të Aleancës për patrullim ajror.

Misionin për patrullim ajror në qiellin tonë e udhëheq Komanda ajrore e NATO-s, kontrolli taktik i misionit është nën udhëheqësinë e Qendrës për operacione ajrore të kombinuara në Toreon, Spanjë, kurse kapacitetet ajrore për realizimin e këtij misioni janë nga forcat ajrore ushtarake të Greqisë.

Misioni i patrullimit ajror të NATO-s në qiellin e Maqedonisë së Veriut “NATO Air Policing”, është vazhdim i misionit “air policing” për të cilin Maqedonia e Veriut arriti marrëveshje me Greqinë në shtator të vitit 2019, por përket nën komandën e Aleancës.

Sot, në kazermën në Petrovec do të mbahet ceremonia me të cilët do të shënohet fillimi i këtij misioni të NATO-s, për realizimin e të cilit më 15 nëntor u nënshkrua edhe aranzhimin teknik./TV21