Asnjë viktimë nga virusi

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se ditën e sotme nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të virusit covid-19. raporton TV21.

“Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Virusi është larg nga mposhtja, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi në masë”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.