Ashpërsohet situata, ja veprimi i Taynës dhe Dafinës pas ‘thumbave’ drejtuar njëra-tjetrës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja Tayna, duket se i kanë prishur keq raportet mes vete.

Ato tani nuk e ndjekin më njëra tjetrën as në Instagram.

Madje me disa postime në pikërisht këtë rrjet social duket se e kanë thumbuar njëra-tjetrën.

Pas zhurmës së krijuar në media duke u aluduar se diss-i i saj i dedikohet Dafinës, Tayna ka postuar një Instastory.

“Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!”, thuhet në postim.

Më pas nuk ka munguar edhe një postim nga Dafina Zeqiri i cili mendohet se është pikërisht kundërpërgjigje për Taynën.

Rreth një orë më vonë nga ky postim, Dafina duket se është kundërpërgjigjur me një Instastory, ku ka publikuar foton e Stan, protagonist në videoklipin e Eminem.

Në këngë, Stan i shkruan reperit se e ka idhull, por pasi ky i fundit nuk i kthen përgjigje, ai humb jetën në aksident me makinë.

Se çfarë do të ndodh tutje, mbetet të shihet së shpejti.