Kuvendi sot pritet të votojë reduktimin e mysafirëve

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të gjenden në seancën e 19-të kuvendore të caktuar për sot, derisa rishikimi i Buxhetit me siguri do të caktohet seancë e re më 29 tetor, sepse ai ende nuk është kthyer nga Qeveria. Dinamika javore e punës së Kuvendit është caktuar në takimin e djeshëm të rregullt të së hënës të koordinatorëve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin, shkruan SHENJA.

Përveç ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, në rend dite të seancës së nesërme pritet të jetë edhe Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e përsërisin qëndrimin se do të marrin pjesë në seancë, por se do të votojnë të përmbajtur për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.