ASH: Spasovski mbylli stacionin për kontroll teknik, tre ditë pas tragjedisë në Bullgari (Video)

Zylfi Adili – Qufa nga Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me mbylljen e një stacionit për kontroll teknik në Gllumovë. Ai tha se në këtë stacion ka kryer kontrollet autobusi i aksidentuar në Bullgari, ndërkaq akuzojnë Spasovskin se ka mbyllur këtë stacion dy tre ditë pasi ka ndodhur tragjedia.

“Spasovski me 26 nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar vendimin për ndalimin e veprimtarisë së stacionit për kontroll teknik “Vija Komerc-Xhemal nga fshati Gllumovë për shkak të parregullsive të konstatuara që nga data 12 gusht të vitit 2021. Ndërkohë brenda periudhës nga konstatimi i parregullsive, deri në nënshkrimin e vendimit me 5 tetor të vitit 2021 në këtë stacion ka kryer kontroll autobusi që u dogj në Bullgari dhe mori jetën e 45 qytetarëve. Kujtojmë, vendimi për mbylljen e stacionit është nënshkruar tre ditë pasi ndodhi tragjedia”, tha Zylfi Adili nga Aleanca për Shqiptarët.