“Dje, gjykata e kontrolluar nga regjimi LSDM-BDI i dhanë goditjen e fundit drejtësisë në vend. Në ditën që kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga postet e tij, Gjykata e Apelit miratoi një vendim për të lënë të lirë Mijallkovin, ndërsa në ditën e zgjedhjes së kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski, Mijallkovi doli nga Burgu i Shutkës”, thuhet ne reagmin e Aleancës për Shqiptarët.
Më tej vitoj reagimi i ASH-së: Kujtojmë se kjo Qeveri erdhi me mashtrimin për drejtësi, mbahet gjallë me zorr në emër të drejtësisë dhe evrointegrimeve, ndërsa në realitet të gjitha vendimet dhe veprimet janë kundër drejtësisë dhe kundër parimeve evropiane. Dje u pa qartë se ky regjim është i lidhur ngushtë me krimin dhe korrupsionin dhe se gjithë mandatin e vetë e ka kaluar duke falur e amnistuar kriminelë. Ndërkohë, qytetarë të pafajshëm, kryesisht shqiptarë nga raste të montuara padrejtësisht vazhdojnë të qëndrojnë në burgje edhe përkundër dëshmive të shumta për pafajsinë e tyre.
“LSDM dhe BDI gjatë gjithë sundimit të tyre sollën izolim dhe varfëri për qytetarët, ndërsa liri dhe miliona për kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Të jeni të bindur se kjo nuk do të zgjasë pafundësisht dhe një ditë do të jepni llogari dhe do të mbani përgjegjësi, ju bashkë me kumbarët tuaj të krimit”, mbyllet reagimi i ASH-së./Gazeta LAJM