ASH: Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve

Dega e Aleancës për shqiptarët e Tetovës ka kritikuar Ministrinë e Kulturës se po vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së pas programit të kulturës në të cilën fondet e ndara për shqiptarët ishin minimale, tani Agjencia e Filmit, po bën diskriminimin e radhës. Nga fondi i përgjithshëm i kësaj agjencie, për shqiptarët është ndarë vetëm 11 për qind, u tha në konferencën e sotme për shtyp të ASH-së. Sipas kreut të degës së ASH-së në Tetovë, Muzafer Etemi përveç diskriminimit në fonde që bën Agjencia e Filmit, ajo po ashtu diskriminon shqiptarët edhe në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të artistëve apo regjisorëve shqiptar.
“Agjencia e Filmit këtë vit ka mohuar autorin, regjisorin shqiptar. Edhe ato dy projekte që ka ndarë, i ka dhënë në profile të ndryshme, si aktor që bëjnë regji, s`ka asgjë të keqe këtu, por nuk mund ta anashkalosh profesionistin. Kjo është ofenduese dhe shihet se askujt nuk i bëhet vonë për projektet shqiptare. Përmes këtij reagimi, ftoj të gjithë producentët, regjisorët, aktorët me një fjalë, gjithë artistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që të themelojmë një shoqatë jo qeveritare përmes së cilës, do të mbrojmë të drejtat e autorëve shqiptarë. Departamenti i kulturës i yni i shoshit këto padrejtësi, dhe do të ndërmarrim hapa konkret në këtë drejtim”, tha Muzafer Etemi. Kryetar i degës së ASH – Tetovë.