Lajm i keq për kriminelët , do t’u konfiskohen paratë që i “lajnë” në Kosovë

Ministrja kosovare e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar Ligjin e shumëpritur për konfiskim të pasurisë.
“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka njoftuar Haxhiu, menjëherë pasi ka nënshkruar ligjin.
Me këtë ligj do të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë ilegale.
Ligji do të përfshijë edhe kriminelë nga Maqedonia e Veriut për të cilët flitet se paratë ilegale të fituara këtu i “lajnë” duke i investuar në Kosovë.