ASh: Kemi marrëveshje me Arsovskën, presim që e njëjta të respektohet

Nga Aleanca për Shqiptarët dalin me deklaratë të ndryshme nga ajo e Arsovskën në lidhje me ndarjen e pushtetit në nivel lokal në Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Nga ASh thonë se ka marrëveshje dhe presin që e njëjta të respektohet, pa precizuar se cilat ndërmarrje ose drejtori u takojnë.

“Sigurisht që mbështetja ndaj zonjës Arsovska nuk është dhënë vetëm për pozicione. Është dhënë si rezultat i bindjes tonë se Qyteti i Shkupit mund të menaxhohet më mirë seç është menaxhuar deri tani dhe unë them që ka marrëveshje dhe presim që ajo marrëveshje të realizohet”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.