As ministri Çulev nuk e përdor emrin e ri të shtetit, Greqia reagon me notë verbale

Republika e Maqedonisë në grafën e nënshtetësisë në biografinë e ministrit teknik Naqe Çulev, ka qenë arsye për të cilën ai është përmendër në notën verbale nga Greqia.

Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se kanë pranuar notë verbale nga Greqia, për mosrespektim të Marrëveshjes së Prespës nga ana e ministrit teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev.
Emrin e ri të shtetit nuk e përdor as ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale Rashella Mizrahi, për të cilën është kërkuar shkarkimi i saj.
Ministri Naqe Çulev tha se ka pasur disa takime pas notës verbale.

“Jam takuar me ambasadorin. Kanë vërejtje për atë se në biografinë time e kam shkruar Republika e Maqedonisë. Gjithashtu janë ankuar për takimin e djeshëm në Ohër, në të cilën ka qenë emblema e vjetër e ministrisë”, tha Çulev.

I pyetur se a do të bëjë ndryshime pas notës verbale, Çulev tha se “biografia e tij është dokument privat, e jo nga institucionet shtetërore”.