Derisa Sasho Mijallkov doli nga paraburgimi nga burgu i Shutkës, i bashkakuzuari në rastin “Parcelat në Vodno”, Orce Kamçev është ankuar për gjendjen shëndetësore, kurse Gjykata Themelore Penale ku udhëhiqet ky proces gjyqësor e ka dërguar në mjekim në spitalin privat “Axhibadem Sistina”.
Siç mëson SDK.mk nga burime brenda spitalit, Kamçev që është anëtar i bordit të drejtorëve të këtij spitali, atje tashmë e ka pritur ekipi i mjekëve, i cili pas kontrollit ka vendosur që të hospitalizojnë të njëjtin.
Sipas burimeve të të punësuarve nga burgu të cilët kanë qenë në ndërrim, Kamçevin e ka kontrolluar mjeku i burgut dhe pasi i paraburgosuri është ankuar në dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të barkut, është shkruar raport dhe dërguar në gjykatën përkatëse. Gjykata lejoi ai të transferohet në spital privat./TV21