AS: Benzema nuk luan në ‘El Clasico’

Real Madrid pritet të jetë me një mungesë të madhe në derbin ndaj rivalit jetësor, Barcelonës.

Skuadra e Real Madrid me shumë gjasë do të jetë pa shërbimet e Karim Benzema, pasi ky i fundit ka pësuar një lëndim të lehtë.

‘AS’ bën të ditur se tani për tani, plani është që Benzema të pushojë në ‘Clasico’ dhe të mos grumbullohet me Francën, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ dhe vet lojtari nuk duan të rrezikojnë asgjë dhe do të presin që lëndimi të zhduket krejtësisht.

Lojtari mund të aktivizohet vetëm në rast se ka një evoluim të madh mes sot dhe nesër.