Verner në stërvitjen e tij të parë me Çellsin

Sulmuesi i ri i Çellsit, Timo Verner e bëri stërvitjen e tij të parë me “blutë” nga Londra.

“Stërvitja e parë, për herë të parë i kaltër!”, ka shkruar Verner në Tuiter.

Reprezentuesi gjerman (24), i cili në klubin londinez erdhi nga Lajpcigu, edhe zyrtarisht iu bashkangjit Çellsit.

Verner ka luajtur 45 ndeshje në të gjitha garat për Lajpcigun këtë sezon dhe ka shënuar 33 gola.

Megjithatë, ai nuk do t’i ndihmojë klubit gjerman në ndeshjet e mbetura në Ligën e kampionëve, të cilat do të luhen në formatin “Fajnal 8”. /MIA