Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Këtë e ka konfirmuar sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi i cili ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejtë në negociatat për formimin e Qeverisë së re.
Grubi në rrjetin social Facebook shkruan se në rajon do të jenë tre ministra të jashtëm shqiptar.